Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur rreth orës 19:35 në rrugën Prishtinë-Pejë afër Komoranit.

Në aksident janë përfshirë tri automjete.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 19:35, në rrugën Prishtinë-Pejë afër Komoranit është shkaktuar një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë të përfshira tri automjete. Tre persona të lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtim mjeksor, përderisa njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës nga Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarin e aksidentit dhe për tu marr me procedurat e nevojshme ligjore”, ka njoftuar Daut Hoxha./21Media