Tre persona janë lënduar sot në një aksident trafiku i cili ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën e Ptoshtines saktësisht në hyrje të fshatit Llabjan (Prishtinë- Gjilan).

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura . “Tre persona kane pësuar lëndime në ketë aksident, dhe sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente në Gjilan gjendja e tyre shëndetsore është e qëndrushme. Policia e Kosovës është duke i udheheq hetimet si si ka ardh deri te aksidenti.”, ka treguar Hashani./21Media