Ata kanë marrë lëndime të rënda por gjendja e tyre është stabile

Ata kanë marrë lëndime të rënda por gjendja e tyre është stabile

Tre të lënduar në aksidentin e sotëm në Gjilan janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë. Kjo është bërë e ditur nga doktori i emergjencës të QKUK-së Naser Syla. Ai tha se personat në fjalë lanë me lëndime të rënda trupore por që gjendja e tyre është stabile dhe se pritet të sistemohen në klinikat adekuate.

“Lëndimet janë më tepër në kokë dhe në pjesën e toraksit mirëpo mund të them se janë lëndime të rënda edhe pse gjendja e tyre është stabile”, tha Syla i cili shtoi së është folur që edhe një i lënduar do të sjellet nga Gjilani në QKUK.

Ai tregoi se të lënduarit janë dy femra dhe një mashkull dhe mosha e tyre është prej 40 deri në 70 vjet.

Nga gjithësej 27 persona të lënduar 24 prej tyre të janë duke u trajtuar në spitalin Rajonal të Gjilanit, ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv, Drejtori Klinik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu. Ai ka thënë se gjendja e pacientëve në Gjilan është stabile.

Në këtë aksident i vdekur ka mbetur një person. Aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:20, është shkaktuar nga një kamion transportues, janë përfshirë disa vetura.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se shoferi i kamionit është ndaluar për 48 orë./21Media