Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 702 teste dhe janë regjistruar 127 raste të reja me Covid-19.  Në Shkup janë 67, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 7 pacientë të rikuperuar, në: Shkup-4, Tetovë-2, Gostivar-1. Ndërkaq, 3 persona ndërruan jetë.

Një pacient 70-vjeçar nga Kumanova, i shtruar në spital më 4 qershor dhe dy nga Shkupi, një pacient 62-vjeçar, i shtruar në spital më 5 qershor dhe një pacient 78-vjeçar, i shtruar në spital më 2 qershor, vdiqën në Klinikën për sëmundje infektive.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 3152, numri i pacientëve të rikuperuar është 1653, numri i vdekjeve është 156, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1343. Pas përfundimit të sondazheve epidemiologjike, një nga rastet pozitive të regjistruar dje në Kumanovë është nga Shkupi.

Shpërndarja më e fundit sipas qyteteve është si më poshtë:

• Shkup 1332, aktiv 720

• Kumanovë 556, aktiv 139

• Dibër 53, aktive 2

• Shtip 207, aktiv 169

• Prilep 218, aktiv 27

• Tetovë 291, aktiv 127

• Struga 103, aktive 30

• Velesi 144, aktiv 30

• Manastir 30, aktiv 3

• Ohër 37, aktiv 20

• Kavadari 6, aktiv 1

• Gostivar 50, aktiv 28

• Gjevgjeli 6, aktiv 2

• Strumica 5, aktive 2

• Kriva Pallanka 7, aktive 1

• Radovish 4, aktiv 0

• Krushevë 3, aktiv 0

• Koçani 53, aktiv 22

• Probishtip 7, aktiv 5

• Demir Hisar 1, aktiv 0

• Makedonski Brod 2, aktiv 0

• Pehçevë 3, aktiv 0

• Berovë 2, aktiv 1

• Vallandovë 3, aktiv 2

• Vinica 3, aktiv 1

• Dellçeva 1, aktiv 0

• Kratova 3, aktiv 1

• Sveti Nikolla 3, aktiv 2

• Kërçova 3, aktive 1

• Negotina 16, aktiv 7, raporton TV21./21Media