Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur tre persona të prekur me Covid-19, si dhe janë shënuar 132 raste të reja. Ndërsa, 95 qytetarë kanë mundur që të fitojnë betejën me virusin.

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Në 24 orët e fundit, 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid=19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë vdekur, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese./oranews