Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën tre pesona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan 197 raste të reja, ndërsa u shëruan 48 pacientë.

Rastet pozitive sipas Institutit janë: nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.”, informoi IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes./21Media