Tre persona që ishin të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, janë konfirmuar 288 raste të reja, ndërsa janë shëruar 51 persona.

Raste dhe testime – Në 24 orët e fundit të COVID 19 në Shqipëri: Janë kryer 1304 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Shërime – Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

147 raste në Tiranë,

16 në Fier,

14 në Krujë, Gjirokastër,

13 në Durrës,

11 në Kavajë,

10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë

8 në Peqin,

7 në Elbasan,

4 në Shkodër, Kurbin,

3 në Tepelenë,

2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë,

1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.

Në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Vdekje – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, kanë vdekur tre persona të prekur me Covid-19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë. Evitoni grumbullimet e çdo lloji.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 288

Të shëruar ne 24 orë  51

Të shtruar në spitale 280

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1304

Testime totale 118329

Raste pozitive 19,445

Raste të shëruara 10,705

Raste Aktive 8260

Humbje jete 480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4247

Durrës 779

Fier 535

Shkodër 498

Korçë 490

Lezhë 388

Elbasan 369

Vlorë 321

Berat 237

Kukës 184

Gjirokastër  119

Dibër 93/oranews