Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar në Shqipëri 295 raste të reja me koronavirus dhe 3 humbje jete.

Ndërkohë, të shëruarit në 24 orët e fundit janë 96 persona, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

74 të prekur në Tiranë, 39 në Durrës, 30 në Shkodër, 22 në Lushnje, 12 në Vlorë, etj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 17350 raste, prej tyre 10167 janë të shëruar, 6729 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 454 persona.