Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën tre persona, që ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u infektuan 319 raste të reja, numri më i lartë që nga fillmi i pandemisë.

Tre persona të prekur me Covid-19 vdiqën në Shqipëri: një 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa, 90 qytetarë e kanë mposhtur sëmundjen.

Nga ana tjetër, situata në spitalet COVID sa vjen e rëndohet. Këtë të premte u raportua për 301 pacientë të shtruar. Prej tyre 15 janë në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Nuk ka patur asnjëherë më parë kaq shumë të infektuar që kanë nevojë për trajtim spitalor./vizionplus