Tre të vdekur e 2 mijë e 163 raste me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2 mijë e 163 qytetarë, nga 7 mijë e 23 testime.
Ndërkohë, janë regjistruar 3 viktima, ndërsa 824 persona janë shëruar nga virusi.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar 230 mijë e 940 raste me koronavirus, 207 mijë e 266 qytetarë janë shëruar, ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur 3 mijë e 265 pacientë.
Janë mbi 20 mijë raste aktive me koronavirus në Shqipëri./21Media