Tre persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa u identifikuan edhe 118 raste të reja, nga 2079 testime të kryera.

Pacientët që vdiqën ishin nga Tirana dhe Shkodra, të moshave 54 deri në 73 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16089

Fier 1465

Durrës 355

Shkodër 557

Korçë 409

Gjirokastër 313

Vlorë 255

Elbasan 141

Kukës 130

Dibër 103

Berat 99

Lezhë 66/vizionplus