Tre të vdekur në aksidente komunikacioni për 24 orë në Kosovë

Tre persona kanë humbur jetën të shtunën në aksidente trafiku në Kosovë.
Policia ka njoftuar se aksidentet kanë ndodhur në Lipjan, Gjilan dhe Gjakovë.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të autostradës në Lipjan.
Dyshohet se drejtuesi i kamionit kishte dalë nga mjeti, por nuk e kishte frenuar mirë dhe më pas është goditur.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se ai është pa shenja jete.
Ndërsa, një këmbësor ka vdekur të shtunën rreth orës 10:30 në Gjilan, si pasojë e një goditjeje nga një veturë.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Policia ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion.
Në raportin e Policisë, po ashtu bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur edhe 26 aksidente trafiku me persona të lënduar edhe 36 tjerë vetëm me dëme materiale./21Media