Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pas therjeve me thikë në një park në Reading, në perëndim të Londrës, njoftoi policia.

Një burrë, 25-vjeç është arrestuar në vendin e ngjarjes, nën dyshimin se është autori i vrasjeve.

Policia aktualisht nuk po e trajton këtë ngjarje si incident terrorist, megjithatë në vendin e ngjarjes janë parë njësitet anti-terror.

Burimet nga sektori i sigurisë, kanë thënë për BBC se personi i arrestuar besohet se është nga Libia.

Një dëshmitar okular ka thënë për BBC se e ka parë një person të ketë hyrë në mesin e disa grupe njerëzish në park dhe ka tentuar që t’i ther ata.

Zyrtarët policorë thanë se aktualisht nuk kanë ndonjë të dyshuar tjetër për këtë incident që ndodhi rreth orës 19:00 sipas kohës lokale, më 20 qershor, por thanë se ende nuk e dinë motivin e sulmit./Rel