Tre të tjerë në gjendje kritike

Tre të tjerë në gjendje kritike

Të paktën 3 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi i sotëm që dyshohet të ketë motive terroriste në një tramvaj, thotë kryebashkiaku i Utrecht.

Kryebashkiaku i Utrecht, Jan Van Zanen tha në një postim në Twitter të hënën pasdite se tre personau vranë dhe 9 të tjerë u plagosën në sulmet e tramvajit në Utrecht.

Tre nga nëntë personat e plagosur janë në gjendje të rëndë, transmeton rtv21.tv.

Policia po kërkon një turk 37-vjeçar të quajtur Gokmen Tanis dhe i ka paralajmëruar njerëzit që të mos i afrohen atij. Sulmuesi thuhet se ende është në arrati.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 10:45 me orë lokale (09:45)./21Media