Nuk kanë të sosur telashet për Zinedine Zidane në prag të transfertës ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, pasi do të udhëtojë drejt Milanos pa disa prej titullarëve të formacionit madrilen.

Kështu pas kapitenit Sergio Ramos, listës së të dëmtuarve u është shtuar edhe mesfushori Federico Valverde e sulmuesi kryesor i skuadrës, Karim Benzema, të cilët kanë probleme fizike dhe nuk janë përfshirë në listën e futbollistëve që do të udhëtojnë drejt Milanos.

Nga ana tjetër nuk do të jetë gati as mbrojtësi brazilian Eder Militao, pasi sapo ka mposhtur koronavirusin, por nuk ka marrë ende miratimin e UEFA-s për të luajtur, ndërsa për shkak të Covid-19 do të mungojë edhe sulmuesi serb Luka Jovic.