Tre zjarre aktive në Maqedoni, më i madhi është në Krivollak

Drejtori i Qendra për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov njoftoi se herët në mëngjes me helikopter policie janë konstatuar se ka tre zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, informojnë nga QMK-ja.
Zjarri më i madh është në pjesën e zonës së poligonit ushtarak Krivollak, ku mëngjesin e sotëm po vepron ndaj zjarrit një helikopter i armatës dhe një helikopter policor. Depot ushtarake janë të siguruara në mënyrë shtesë.
Në vendin e zjarrit në Krivollak është edhe drejtori i QMK-së Angelov.
“Zjarri i dytë është një zjarr i ri që e kemi vërejtur gjatë zbulimit me helikopter dhe ndodhet në rajonin e fshatit Kalugjericë në afërsi të rrugës kryesore Radovish – Strumicë, ku ishte kapluar pyll i dushkut dhe ekzistonte mundësia e zgjerimit, por falë intervenimit të shpejtë të NJTKZ Radovish zjarri është vënë nën kontroll”, theksojnë nga QMK.
Zjarri i tretë i cili është aktiv prej dje është në rajonin e fshatit Trebiçino, në komunën e Vasilevës./TV21

Back to top button