Situata në tregjet e fruta perimeve në Tiranë vijon të lërë shumë për të dëshiruar.

Veç kushteve higjeno-sanitare që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për tregtimin e produkteve, situata bëhet akoma me e vështirë ku afër tyre ndeshesh me kosha mbeturinash.

Era e pakëndshme e kazanëve me mbeturina shqetësojnë dhe shitësit.

”Në fakt është shqetësuese sidomos tani gjatë verës sepse grumbullohen mbeturinat, mizat, infeksionet. Duke qenë se kemi dyqanin afër, sigurisht që është shqetësuese. Në bazë të metrave duhet të ishte më larg sesa kaq”, u shpreh një shitës.

Qytetarët të cilët u duhet të nuhasin erën e pakëndshme kërkojnë marrjen e masave ndërsa thonë se koshat janë problem.

‘Kudo të shkosh koshat janë problem. Nuk duhet të jenë në afërsi të tregjeve. Ndihet era po duhet me pa një vend të përshtatshëm që mos të jenë afër tregjeve. Plehrat janë gjithandej shumë keq. Duhet të jenë me kapak. Erë të rëndë shumë kanë. Është rrugë ku kalojnë të gjithë, edhe ndihet era”, u shpreh një qytetar.

Kjo situatë ku rrezikohet jeta e qytetarëve prej kohësh është shqetësuese ndërsa deri më tani ende nuk është marrë asnjë masë./oranews