India ka mbyllur hekurudhat e saj për herë të parë në 167 vjet

India ka mbyllur hekurudhat e saj për herë të parë në 167 vjet

Kryeministri i Indisë Narendra Modi më 25 mars vendosi për pezullimin e trenave të pasagjerëve në të gjithë vendin deri në 14 prill.

Ështe hera e parë në 167 vjet që rrjeti hekurudhor më i vjetër i Azisë pezullohet.

Tani rrjeti hekurudhor ka vendosur të shndërrojë rreth 20 mijë karroca të trenave të vjetër në reparte izolimi për pacientët ndërsa virusi përhapet.

Rrjeti, i cili është operatori i katërt më i madh në botë hekurudhor dhe punëdhënësi më i madh i Indisë, tashmë operon 125 spitale në të gjithë vendin, kështu që ka ekspertizën për t’u zgjeruar në shtretërit e lëvizshëm.

Edhe pse sistemi spitalor i Indisë nuk është mbingarkuar akoma, trenat e paracaktuar mund të lehtësojnë një pjesë të presionit nëse numri i pacientëve me koronavirus fillon të rritet./oranews