Treni përplas një furgon në Serbi, shoferi humb jetën

Shoferi i furgonit, 36-vjeçar, ka humbur jetën kur automjeti i tij është përplasur me një tren pasagjerësh në Kijevë, në komunën e Rakovicës të Beogradit, raporton N1. Një fëmijë katërvjeçar i cili ishte pasagjer në furgon, është transportuar në Qendrën Emergjente.
“Srbijavoz” në ueb faqen e saj ka njoftuar se si pasojë e goditjes së trenit në një automjet të pasagjerëve në orën 07:28, qarkullimi i trenave është ndërprerë në linjën hekurudhore Rakovicë-Resnik.
“Srbijavoz” thekson se asnjë nga pasagjerët e trenit nuk është lënduar dhe se shërbimet kompetente janë në terren.