Trepça ka shënuar fitore të madhe sot në hendboll. Mitrovicasit kanë mposhtur Prishtinën me rezultatin e lartë, 31:23.

Ishte kjo ndeshja e parë gjysmëfinale në Superligën e Kosovës në hendboll. Para ndeshjes është bërë kontrollimi mjekësor i lojtarëve si pjesë e masave ndaj COVID-19.

Ndeshja është dominuar plotësisht nga Trepça që ka bërë hap të madh drejt finales. Ndeshja e kthimit luhet në mesjavë në Mitrovicë, pa shikues, ashtu si ndeshja e parë. /21Media