Trepça - Kastrioti 33:26

Trepça – Kastrioti 33:26

Sot është zhvilluar ndeshja e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në hendboll, ndërmjet Trepçës dhe Kastriotit.

Trepça e mposhti Kastriotin me rezultat 33:26. Vendasit ishin vazhdimisht në epërsi, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:12.

Golashënuesit më të mirë te Trepça ishin Shabani dhe Neziri me nga 7 gola. Ndërsa te Kastrioti golashënuesi më i mirë ishte Shabani me 7 gola.

Me këtë fitore Trepça kthehet në vend të tretë me 15 pikë./21Media