Reperi dhe tekstshkruesi amerikan Trey Songz ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë vetë artisti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Kam bërë disa teste pasi kam qenë duke protestuar dhe unë kam një djalë të vogël në shtëpi, kështu që kam bërë teste të njëpasnjëshme dhe fatkeqësisht këtë herë rezultova pozitiv”, ka thënë Trey, duke shtuar se këtë situatë ai e ka marrë seriozisht dhe do të izolohhet deri të shërohet.

Reperi ka bërë poashtu të ditur se gjyshi i tij vdiq në fillim të vitit dhe ai beson se shkaku i vdekjes së tij ishte COVID-19.

Kujtojmë se këngët më të njohura të Trey Songz janë “Circles”, “Na Na”, “Song goes off” e shumë të tjera, videoklipet e s cilave numërojnë miliona klikime në YouTube./21Media