Pas sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë, Qeveria e këtij shteti ka vendosur që në shenjë të viktimave të shpall tri ditë zie.

Gjithashtu sot në orën 12:00 do mbahet një minutë heshtje, kurse shkollat ​​duhet të mbajnë një minutë heshtje në fillim të mësimeve nesër.

Nga ky sulm që ndodhi mbrëmë janë konfirmuar katër viktima dhe 17 të lënduar. Për shkak të situatës shkollat do të jenë të mbyllura sot në Vjenë. Ministria e Brendshme e Austrisë, po vazhdon të bënë thirrje për njerëzit të shmangin qendrën e qytetit, dhe nëse kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi./21Media