Diellza dje mori epitetin "nënë"

Diellza dje mori epitetin “nënë”

Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci dje në orët e para të ditës është bërë nënë, duke sjell në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Helena Rela Rugova.

Modelja dje ekskluzivisht për rtv21.tv, dha detaje rreth lindjes si dhe një fotografi ku shihet duke mbajtur në duar vajzën.

Ndërsa, sot Diellza ka publikuar një fotografi në rrjetin social, Snapchat, ku shihet duke mbajtur në krahë beben dhe afër saj është edhe nëna e modeles.

Tre gjenerata, gjyshja Lale, Mami Diellza, Cikirushja Helena”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

 

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

Lajmin për shtatzëninë Diellza e kishte konfirmuar ekskluzivisht për rtv21.tv në dhjetor të 2018-së.

Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele atë e kemi parë edhe në rolin e prezantueses, por edhe si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”. Përveç këtyre, Diellza për vitin e katërt me radhë organizoi evenimentin tashmë tradicional, “Ballo shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën./21Media