Xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë garuar për Kosovën të hënën, në ditën e parë të Mastersit në Doha të Katarit, dhe kanë siguruar tri medalje.

Pas Distria Krasniqit që ishte e artë dhe Majlinda Kelmendit e bronztë, tani medalje ka fituar edhe Nora Gjakova. Ajo mposhti portugezen Telma Moneiro në kategorinë deri në 57 kilogramë, për ta rrëmbyer kështu medaljen e bronztë.

Sukseset e xhudisteve nga Kosova e kanë bërë shumë të lumtur trajnerin Driton Kuka.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kuka ka thënë se dita e sotme është ndër ditët më të bukura të jetës së tij./21Media

Tri copa n’mazë!
World Judo.Masters !
Ndër ditët më të bukura në jetën time sportive si trener!
Treshja e çmendur ju përshëndet nga Doha!

Posted by Driton Toni Kuka on Monday, January 11, 2021