Barcelona përballet me Valencian sonte nga ora 16.15. Trajneri i vendasve, Koeman nuk do ketë në dispozicion tre lojtarë. Bëhet fjalë për Pique, Roberto dhe Ansu Fati, që të tre të dëmtuar.

Barcelona renditet në vendin e pestë me 20 pikë. Katalanasit vijnë në këtë 90 minutësh pas fitores 2-1 ndaj Real Sociedad, ndaj kërkohet vazhdimi i të njëjtës linjë. Në krahun tjetër, Valencia është e 12-ta me 14 pikë. Kërkohet një rezultat pozitiv, pasi është marrë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.