Njëra prej gjërave më të vështira para se të flini është qetësia para gjumit.

Relaksi është një proces i lehtë natyral. Lidhur me këtë ju sjellim disa veçori të tri pijeve që ju qetësojnë para se të flini.

Çaj limoni me mjaltë-Mjalti qetëson fytin dhe limoni është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. Të dyja bashkë qetësojnë stomakun. Sa herë të ndiheni të shqetësuar para gjumit, kjo është zgjidhja.

Çaji jeshil- është një tjetër zgjidhje e mirë para gjumit, sepse përmban një përbërës relaksues natyral, theaninë. Çaji jeshil është më i mirë nëse ke nevojë për t’u qetësuar nga një gjendje ankthi.

Çaji kamomili-Ky opsion është në thelb, sinonim i gjumit. Një filxhan kamomil është pija perfekte për të ndihmuar trupin të qetësohet dhe të bëhet gati për të fjetur./21Media