Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 16.07.2020 janë raportuar 2 raste të dhunës në familje, ndërsa më 15.07.2020 një rast.

Në këtë ditë rreth orës 18:30, në Prishtinë, viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa dy rastet tjera janë regjistruar në Fushë Kosovë dhe Gllogoc.

Rreth orës 10:30 Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për rastin në Gllogoc, Policia arrestoi një person pasi , viktima femër kosovare ka raportuar se ai  e ka kërcënuar atë. I dyshuari  me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media