Ahmeti- qytetarëve: Kufizone qarkullimin

Ahmeti- qytetarëve: Kufizone qarkullimin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qyetarëve që ta kufizojnë qarkullimin edhe në oraret e lejuara të lëvizjes.

“Qytetarë të Prishtinës, fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 – 20:00, nuk do të thotë që në këtë periudhë kemi sitiatë normale. Tre prej këtyre rasteve në Prishtinë. Deri më tani kemi fatin që të gjithë të infektuarit janë raste të identifikuara nga kontaktet e të infektuarëve tjerë dhe situata është ende nën kontrollë. Mbane kështu ju lutem, kufizone qarkullimin.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook

Ai tutje i ka bërë thirrje edhe qeverisë që ta rishqyrtoj edhe njëherë orarin e lëvizjes.

“Poashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbremjes deri në mëngjes.”, ka shkruar Ahmeti.

Sot janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia po ashtu ka treguar  se një person është shëruar nga koronavirusi në Kosovë./21Media