Në komunën e Malishevës gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar edhe tri raste të reja , kurse dy mostrat e marra sot, kanë rezultur negative.

Me këto tri rastet numri i personave aktiv me COVID-19 në Malishevë, ka shkuar në 21 raste aktive.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka kërkuar nga të gjithë qytetarët dhe të gjitha subjektet afariste, që “në përpikëri ti zbatojnë masat mbrojtëse, të mbajnë maska, të mbajnë distancën sociale, të përdorin dezinfektues dhe ti pastrojnë duart sa herë që ju jepet mundësia, pasi këto masa të domosdoshme, të cilat janë të rekomanduara nga institucionet përgjegjëse shëndetësore”.

Gjendja e përgjithshme me Covid -19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 108 raste të prekur me COVID-19, prej tyre 81 janë shëruar, 21 raste janë aktiv dhe 6 persona kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë me sëmundje tjera shoqëruese. /21Media