Tri skuadra kosovare mësojnë rrugën drejt Kupës Evropiane në hendboll

Është publikuar lista e skuadrave pjesëmarrëse në EHF European Cup, ku këtë edicion Kosova do të përfaqësohet nga tri ekipe.
Besa Famgas dhe Vëllaznimi do ta nisin garën nga raundi i parë, ndërsa kampioni Kastrioti e fillon aventurën nga raundi i dytë.
Shorti do të hidhet më 14 korrik.
Besa Famgas dhe Kastrioti do të jenë skuadra bartëse në short, ndërsa Vëllaznimi jo.
Ndeshjet e raundit të parë zhvillohen më 12/13 dhe 19/20 shtator, ndërsa ato të raundit të dytë janë planifikuar për muajin tetor.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?