​Tribuna u shemb në një ndeshje basketbolli në Egjipt, 27 tifozë u plagosën

27 tifozë u lënduan pasi një pjesë e tribunës u shemb në ndeshjen e Superkupës së basketbollit të Egjiptit ndërmjet Al Ahly dhe Ittihad.
Një numër i madh i tifozëve të Ittihad thuhet se u grumbulluan në një pjesë të tribunës, e cila nuk mund të përballonte më një ngarkesë të tillë.
Pas shembjes së strukturës mbajtëse, në sallë ka rënë një panik i madh, por fatmirësisht nuk ka pasur të vdekur.
Në ndihmë të disa prej tifozëve të lënduar nga parket kanë ardhur vetë basketbollistët dhe stafet profesionale të të dyja skuadrave.

Back to top button