Vetëm pak ditë pas humbjes nga Juventusi, Milani u rikthye në rrugën e fitoreve, duke e mposhtur Torinon me rezultat 2-0 në “San Siro”.

“Rossnerët” e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli u treguan cinik në lojën e tyre dhe ishte paraqitja fantastike e Theo Hernandez ajo e cila ndikoi shumë në fitoren e sotme, e cila është mjaft e rëndësishme për ekipin.

Një aksion i nisur nga Theo e që kaloi nëpërmjet Diaz i finalizua me gol nga Rafael Leao në minutën e 25’.

Edhe goli i dytë erdhi nga kontributi i ish-lojtarit të Real Madridit, i cili fitoi një penallti në minutën e 36’ e të cilën në gol e ktheu mesfushori Frank Kessie.

Me këtë fitore, Milani e blindoi kreun e tabelës me 40 pikë, katër më shumë se Interi, i cili nesër do të ballafaqohet me Romën.

Vlen të përmendet se në këtë sfidë u rikthye edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili luajti në pesë minutat e fundit të ndeshjes.