Tronchetti: Pirelli mund t’i ndihmojë Interit që ta transferojë Messi-n
7 Korrik 2020
Shefi ekzekutiv i Pirelli-t, Marco Tronchetti, ka thënë se sponsori i Interit mund t’u ndihmojë Nerazzurrëve që ta transferojnë superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, por edhe presidenti i zikaltërve, Steven Zhang, duhet të bëjë përpjekje maksimale.
Tronchetti ka thënë se kriza e coronavirusit mund të pengojë Pirellin që të kontribuoju ashtu siç ndihmoi Fiati në transferimin e Cristiano Ronaldo-s te Juventus-i.
E ardhmja e argjentinasit është vënë sërish në pikëpyetje, ndërsa është spekuluar se kapiteni i Blaugranëve mund të largohet nga Camp Nou pas përfundimit të kontratës në vitin 2021.