Deniz Troshupa është larguar nga Feronikeli dhe nga futbolli kosovar pas përfundimit të edicionit që lamë pas.

Troshupa është kthyer në Poloni, ku ka nënshkruar kontratë me klubin e Stomil Olsztyn. Lajmin e ka bërë të ditur gardiani përmes një postimi në Facebook.

Ai ka nënshkruar kontratë me klubin polak dhe është prezantuar nga zyrtarët e Stomil Olsztyn në ambientet e klubit.

Kjo skuadër aktualisht garon në kategorinë e dytë të futbollit polak.

Në edicionin e kaluar, Troshupa bëri vetëm 13 paraqitje në portën e skuadrës nga Drenasi./kp