Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka deklaruar se një pjesë e organizatorëve të protestave, grupi ANTIFA, do të cilësohet nga SHBA “si grup terrorist”.

Shtetet e Bashkuara do ta vendosin ANTIFA-n në kategorinë e organizatave terroriste“, shkroi Trump në Twitter.

Trump kishte akuzuar lëvizjen antifashiste dhe “ekstremistët” radikalë të tjerë përgjegjës për faktin se demonstratat fillimisht paqësore kundër vdekjes së një njeriu të zi u shndërruan në trazira duke sulmuar stacionet e policisë, dyqane, shkatërime e plaçkitje të ndryshme në disa qytete amerikane.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë sot paralajmëruan se mund të ketë një rritje të re të rasteve me koronavirus për shkak të protestave në vend, të nxitura nga vdekja e George Floyd, afrikano-amerikanit i cili humbi jetën ndërsa u ndalua nga policia në Minneapolis./21Media