Shqyrtohet mundësia që udhëheqësit të diskutojnë në një telekonferencë

Shqyrtohet mundësia që udhëheqësit të diskutojnë në një telekonferencë

Presidenti amerikan, Donald Trump sot ka anuluar samitin e G7-ës që ishte paraparë të mbahej në qershor, për shkak të krizës me koronavirus.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere të enjten tha se udhëheqësit do të komunikojnë në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”

Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi anëtarët e tjerë të G7 se për të vazhduar koordinimin e ngushtë, Trump do të thërrasë drejtuesit përmes drejtuesve të telekonferencës në prill dhe maj ashtu si bëri këtë javë.

G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja mban udhëheqjen e G7-ës gjatë vitit 2020./21Media