“Gjërat po shkojnë mirë”, u shpreh Trump në profilin e tij në Twitter pas rezultateve të para jozyrtare nga Indiana dhe Kentucky.

Sipas CNN, në rrethet e para në Indiana dhe Kentucky që raportuan rezultatet, Trump kryeson bindshëm. Në këto vende, Trump ka fituar edhe më bindshëm në vitin 2016.

Sipas rezultateve të para jozyrtare për Indiana, Trump ka 68.3 dhe Biden 29.7%.

Ndryshe, votat nga Indiana sigurojnë 11 vota elektorale.