Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është dërguar në spital, ende pa u bërë 24 orë prej që është prekur nga koronavirusi.

Mjeku Sean Conley tha se Trump, 74 vjeç, “është i lodhur” dhe “si masë paraprake” mori një dozë të një trajtimi eksperimental, që përfshin antitrupa sintetikë kundër patogjenit”.

Conley tha se Zonja e Parë “është mirë, me vetëm një kollë të butë dhe dhimbje koke”, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes Trump janë mirë dhe “kanë dalë negativë në testet për koronavirus”.

Presidenti raportohet se është shtrirë për trajtim në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake, në Bethesda.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan të premten me COVID-19.