Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se ai dhe zonja e parë, Melania Trump kanë rezultuar pozitivë për koronavirus dhe janë në karantinë.

Këtë e bëri të ditur vet Trump përmes një cicërime në Twitter.

“Unë dhe zonja e parë u testuam pozitiv me Covid 19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe shërimit menjëherë. Këtë do ta kalojmë bashkë”, ka shkruar Trump.

Mjeku i Trumpit, Sean Conley, ka lëshuar një njoftim, duke thënë se presidenti dhe zonja e parë janë mirë për momentin.

Kjo vjen pasi një nga ndihmëset më të afërta të Trump u testua pozitiv për koronavirus, transmeton rtv21.tv.

Hope Hicks, këshilltarja 31-vjeçare e presidentit, ishte ndihmësja më e afërt Trump e cila ka dalë pozitive deri më tani. Ajo udhëtoi me presidentin në Air Force One në një debat televiziv në Ohio këtë javë./21Media