Për dialogun Kosovë-Serbi, konkretisht për marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, ka folur sërish mbrëmë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Gjatë fjalimit të tij në një tubim në Nebraska, presidenti Trump ka thënë se ka arritur të ndalë luftën 400 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë dhe se i janë dashur vetëm 20 minuta për të arritur marrëveshje tregtare mes dy vendeve.

“Jam nominuar për tri çmime Nobel, dhe kjo për arritje të marrëveshjeve paqësore në rajone të ndryshme, përfshirë edhe marrëveshjen tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Trump./21Media