Donald Trump vazhdon të vazhdojë të vë në pikëpyetje procesin demokratik të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ai madje bëri të ditur se do të ndjekin të gjitha proceset në të gjitha aspektet sa i përket betejave ligjore, për të siguruar popullin amerikan që duhet pasur besim në qeveri.

“Kurrë nuk do të ndalem duke luftuar për ju dhe kombin tonë”, ka thënë Trump.

Deri më tani nuk është prezantuar ndonjë provë sa i përket pretendimeve të tij për mashtrime gjatë votimit – qofshin ato vota nga personat që ishin në vendvotime apo edhe ato me postë që janë dërguar.