Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij të sigurimit kombëtar, Michael Flynn, i cili u deklarua fajtor për gënjimin e  Byrosë Federale të Hetimeve (FBI-së).

Presidenti tha se akti i mëshirës i pritur gjerësisht ishte “Nderi i Madh” i tij dhe po bëhej në prag të festës së Falenderimeve.

Flynn u dënua gjatë një hetimi të departamentit të drejtësisë për pretendimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, transmeton rtv21.tv.

Demokratët kryesorë dënuan faljen. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e quajti atë “një akt të korrupsionit të rëndë dhe një abuzim të pacipë të pushtetit”.

Shtëpia e Bardhë tha se falja më në fund do t’i jepte fund “ndjekjes së paepur, partizane të një njeriu të pafajshëm”./21Media