Presidenti i SHBA Donald Trump ka përfunduar trajtimin për Covid-19 dhe mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë. Kështu ka bërë të ditur mjeki i presidentit Trump.

Dr Sean Conley tha se presidenti ishte përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” ndaj mjekimit dhe kishte “është i qëndrueshëm”, transmeton rtv21.tv.

Trump më vonë tha se ai ndoshta do të bënte një tjetër test për Covid të premten dhe shpreson të mbajë një tubim gjatë fundjavës.

Presidenti më herët u tërhoq nga debati televiziv i cili ishte planifikuar të mbahej në mënyrë virtuale të enjten e ardhshme me rivalin demokrat, Joe Biden. Trump tha se “nuk do ta humbte kohën në një debat virtual” pasi organizatorët thanë se do të duhej të zhvillohej në distancë pasi që Trump kishte dalë pozitiv për koronavirus.

Ky veprim shkaktoi një grindje rreth mënyrës dhe kur do të zhvilloheshin debate të mëtejshme./21Media