Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është kthyer në punë më pak se një javë pasi rezultoi pozitiv për koronavirus.

Presidenti nuk ka simptoma Covid-19 për më shumë se 24 orë dhe ka qenë pa ethe për më shumë se katër ditë, tha mjeku i tij, Sean Conley.

Në një mesazh me video të mërkurën, Trump tha se ndihej “shkëlqyeshëm”, duke shtuar “mendoj se ky ishte një bekim nga Zoti”.

Ai tha se dëshironte që të gjithë amerikanët të kishin qasje në trajtimet që iu dha, transmeton rtv21.tv.

Trump premtoi gjithashtu të sigurojë falas ilaçet e prodhuara nga Regeneron Farmaceutikë.

Ai tha se kokteji eksperimental i antitrupave që iu dha javën e kaluar ishte një kurë sesa një masë terapeutike, duke shtuar se qindra mijëra doza ishin të gatshme. Por ilaçet e Regeneron nuk janë miratuar nga rregullatorët federalë.

“Ky ishte një bekim i maskuar – e kapa, dëgjova për këtë ilaç, thashë më lini ta marr dhe ishte e pabesueshme”, tha ai, duke shtuar se do të kërkonte autorizime për përdorim urgjent për ilaçet.

Trump rinovoi sulmet e tij ndaj Kinës, duke u thënë amerikanëve: Ju nuk do të paguani për të. Nuk ishte faji juaj që ndodhi kjo. Ishte faji i Kinës. Dhe Kina do të paguajë një çmim të madh.

Më parë, Dr Conley tha se presidenti nuk kishte nevojë për ndonjë oksigjen shtesë që kur shkoi në spital të premten. Ai dol inga spitali të hënën./21Media