Facebook ka hequr një video të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e gruas së djalit të tij, Lara Trump.

Gjiganti i mediave sociale ndaloi ish-presidentin Trump nga platforma e tij në janar pas trazirave nga mbështetësit e tij në ndërtesën e Capitol-it në Washington.

Lara Trump, një bashkëpunëtore e re e Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar Trump-in për një sërë çështjesh. Ajo më vonë postoi një ‘screenshot’ të një emaili që mori nga Facebook duke e paralajmëruar atë për ndalimin.

Lara e cila është e martuar me Eric Trump, në vend të kësaj postoi intervistën për shfaqjen e saj në internet The Right View në platformën video Rumble dhe u lidh me të nga faqja e saj në Facebook.

Mbështetësi i gjatë i Trump dhe drejtuesi i TV Fox News, Sean Hannity e përshkroi masën si “censurë ekstreme” në një postimi.

Pezullimi i llogarisë së Trump-it në Facebook më 7 janar, një ditë pas trazirave të Capitol, po shqyrtohet nga Bordi i tij i ri Mbikëqyrës, i cili u krijua për të vendosur mbi vendimet e diskutueshme të moderimit.

Ndryshe, Trump u ndalua gjithashtu nga Twitter dhe YouTube./21Media