Trump kërcënon Korenë e Veriut

Trump: Washingtoni po mendon për masa shumë të ashpra

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump theksoi se Koreja e Veriut do të marrë një përgjigje të ashpër, pas testimit të raketës balistike ndërkontinentale.

Nga ana tjetër Kina ka bërë menjëherë thirrje që të mënjanohen fjalimet dhe veprimet që mund të përkeqësojnë tensionet në gadishullin korean, ndërsa Rusia ka bllokuar në OKB një rezolutë amerikane, ku kërkohet të merren masa të konsiderueshme kundër Phenianit, raporton AFP.

“I bëj thirrje të gjitha kombeve të përballen me këtë kërcënim botëror dhe t’i tregojnë publikisht Koresë së Veriut, se ka pasoja ndaj testit të saj”, deklaroi Trump gjatë një vizite në Varshavë.

“Washingtoni po mendon për masa shumë të ashpra”, shtoi presidenti amerikan.

Back to top button