Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, papritmas është larguar nga një intervistë që po e zhvillonte me televizionin CBS të martën në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë.

Pas këtij veprimi, ai e sulmoi gazetaren që ishte duke ia shtruar pyetjet, Lesley Stahl, duke e akuzuar atë për intervistë të anshme dhe duke paralajmëruar se do ta publikojë intervistën para se ajo të dalë në televizion.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se, për hir të saktësisë në raportim, po e shqyrtoj mundësinë që intervistën time 60-minutëshe me Lesley Stahlin ta publikoj para kohës së transmetimit. Kjo do të bëhet në mënyrë që secili të shohë se si bëhet një interviste e rreme dhe e anshme”, ka shkruar Trump në Twitter.