Trump: Marrëveshje historike pas një historie tragjike mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë si pakt historik dhe që do të sjellë zhvillim ekonomik për të dy vendet.
Tutje Trump tha se kjo marrëveshje, u arrit pas dekadash rivalizim e histori tragjike mes këtyre dy vendeve.
“Sot u arrit një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, pas shumë e shumë vitesh, dekadash në fakt, rivalizim dhe histori tragjike mes vete. Jemi fokusuar në rritjen e vendeve të punës dhe në ekonomi”, tha Trump.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 4, 2020