Presidenti Trump në fjalimin e tij të parë që nga humbja e zgjedhjeve teksa foli për situatën me Covid-19 në Amerikë, la të nëkuptohet se ai pranon që nga janari mund të ketë administratë tjetër në Amerikë, përcjell portal rtv21.tv

Një gjë e tillë u bë për herë të parë, pas zgjdhjeve presidenciale në SHBA, rezultatin e të cilave Trump po e konteston.

” Kjo administratë nuk do të bëjë një bllokim. Shpresojmë se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen – kush e di se cila administratë do të jetë? Unë mendoj se koha do ta tregojë – por unë mund t’ju them se kjo administratë nuk do të shkojë në një bllokim,” tha Donald Trump në Rose Garden./21Media